Sali Maxhera e Luna Goncalves, më të mirët e turneut final

Kapiteni i Trepçës, Sali Maxhera dhe fundorja e Istogut, Tainara Luna Goncalves kanë fituar çmimet MVP në turneun final të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.Pivoti Maxhera është shquar me angazhim si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ka krijuar hapësirë për bashkëlojtarët, ka punuar në mbrojtje dhe ka shënuar gola në momentet vendimtare, […]

Koordinohen FHK-ja dhe FBK-ja, kërkesë për intervenim në Pallatin e Rinisë

Të hënën një takim shumë konstruktiv të punës kanë pasur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.Gjinovci e Dushku kanë përgëzuar njëri-tjetrin për aktivitetet e fundit, ndërsa kanë diskutuar për koordinim sa më të mirë për ngjarjet ndërkombëtare që […]

Pensionohet Kushtrim Kastrati

Hendbollisti Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si lojtar të dielën mbrëma. Ai është përshëndetur me ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll mes Besa Famgasit dhe Trepçës. 36-vjeçari ka përfunduar karrierën me trofeun e Kupës të fituar me skuadrën e Trepçës.Hendbollisti nga Drenasi ka kontribuuar shumë gjatë në hendbollin kosovar […]

Dramë e spektakël, Trepça fiton Kupën

Me spektakël të mahnitshëm ka përfunduar turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll. Në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe të një numri të konsiderueshëm shikuesish, Trepça ka mposhtur Besa Famgasin në finale dhe i është gëzuar trofeut të çmuar.Ndeshja është vendosur vetëm pasi janë gjuajtur nga 11 penallti. Dhe mitrovicasit në fund fituan […]

Istogu fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë

Istogu ka dominuar në finale për ta fituar Kupën e Kosovës për herë të pestë. Madje gjithë trofetë i ka fituar në gjashtë vjetët e fundit.Të dielën në Prishtinë, Istogu në finale e mposhti Vushtrrinë me rezultat bindës, 32:21. Istogu ishte bindës edhe në gjysmëfinale ndaj Ferizajt dhe kështu llogaritet favorit edhe për titull të […]