Tjetër trofe për Besa Famgasin

Besa Famgas është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll për herë të dytë rresht. Kështu ekipi pejan ka shtuar edhe një trofe në koleksionin e pasur. Besa në ndeshjen për Superkupë e mposhti Trepçën me rezultat 36:28. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë para një numri të madh shikuesish. […]

Istogu fiton Superkupën për herë të dytë

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të dytë. Në ndeshjen shumë të fortë, të shtunën mbrëma në Mitrovicë, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 31:27. Istogaset ishin kohë të gjatë në epërsi, por ferizajaset nuk janë dorëzuar deri në fund. Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ndërsa shikuesit panë aksione e gola […]