Shqiponja e Vushtrria nuk lejojnë befasi

Janë zhvilluar të dielën dy ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në kuadër të xhiros së dhjetë, Shqiponja e mposhti Prishtinën me rezultat 30:17, ndërsa Vushtrria fitoi ndaj Terezës me rezultat 37:27. Shqiponja e Gjakovës dhe Vushtrria ishin favorite dhe nuk lejuan befasi. Orgesa Gola […]
Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe në Mitrovicë

Rahoveci nuk ka të ndaluar në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën mbrëma “vreshtarët” ishin mysafirë të Trepçës në Mitrovicë dhe fituan me rezultat 45:36. Në 20 minutat e parë u zhvillua lojë e barabartë e më pas nisi shkëputja e mysafirëve. Pjesa e parë përfundoi 24:18 për Rahovecin. Në […]
Përvojë shumë e rëndësishme e Foniqit e Malokut në Kampionatin Mesdhetar

Dyshja perspektive e gjyqtarëve të hendbollit kosovar, Rilind Foniqi e Avdullah Maloku, kanë pasur përvojë shumë të rëndësishme gjatë kësaj jave në Podgoricë të Malit të Zi. Dy gjyqtarët tanë të rinj kanë drejtuar plot shtatë ndeshje në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 17 vjet, që u mbajt në kryeqendrën e Malit të Zi. […]