Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Thaçi uron FHK-në për suksesin historik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Federatën e Hendbollit të Kosovës për suksesin historik që e arriti Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll. Kombëtarja U21 me ngadhënjimin në IHF Trophy Intercontinental ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në sportet ekipore kualifikohet në botëror.

Në letrën e urimit të Presidentit Thaçi për Presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, thuhet: “Nuk kanë të ndalur sukseset e sportistëve tanë. Më gëzoi shumë fitorja në hendboll ndaj Taipeit Kinez në U21. Kosova tashmë e ka ekipin e parë kombëtar që do të marrë pjesë në një Kampionat Botëror. Jemi Kosova dhe do ta jetësojmë ëndrrën tonë”.