Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 fiton medaljen e bronztë

E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për hendbollin kosovar. Kombëtarja U19 e Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në IHF Trophy Intercontinental. Në ndeshjen për vend të tretë Kosova fitoi ndaj Kanadës me rezultat 32:26. Djelmoshat kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhmen dhe kanë mbyllur garën me fitore bindëse.

Kosova U19 kishte fituar ndaj Zelandës së Re me rezultat 41:14, por më pas humbi nga Kanada (35:31) dhe në gjysmëfinale nga Taipei Kinez (35:26). Të dielen iu revanshua Kanadës dhe mbylli pozitivisht garën.

Sot janë edhe dy ndeshje historike për hendbollin kosovar. Nga ora 18:00 Kosova U21 luan finalen e IHF Trophy ndaj Taipeit Kinez, ndërsa nga ora 19:00 në Tel Aviv, kombëtarja A luan ndeshje kualifikuese për “Euro 2020” me Izraelin.

Kosova U19 – Kanada U19 32:26

Kosova U19: Gentian Mani, Arben Berisha, Florian Rexha 2, Vilson Gojani 2, Bledon Maloku 2, Adonis Isufi 6, Arber Neziri 1, Agon Selmani, Elion Vokshi 4, Ylli Muqolli 8, Rikard Quni 6, Ermal Dukaj 1, Leonard Muqolli, Besnik Bytyqi.