Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pas letrës së presidentit Saraçini, EHF-ja hap hetime për ndeshjen Borac – Besa Famgas

Pas letrës që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i ka dërguar Federatës Evropiane të Hendbollit, EHF-ja të hënën ka njoftuar se ka nisur hetimet për ndeshjen e Kupës Evropiane mes skuadrës Borac nga Banjalluka dhe Besa Famgas nga Peja. Ndeshja u luajt në Banjallukë të dielën, ndërsa kishte fyerje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve.
EHF-ja ka njoftuar se do të hetojë këtë ndeshje të hendbollistëve.
“Gjatë ndeshjes, e cila si e tillë u luajt pa asnjë interferim, u bënë thirrje raciste, abuzive dhe nënçmuese nga një grup i madh njerëzish të pranishëm në ndeshje. Një raport është plotësuar nga delegati i ndeshjes dhe video-material është dorëzuar në Federatën Evropiane të Hendbollit.
EHF-ja inkurajon miqësinë dhe mirëkuptimin reciprok mes anëtarëve. Nuk diskriminon në baza politike, racore apo religjionit dhe kundërshton çdo praktikë të paligjshme në sport.
Ndeshjet nuk duhet të keqpërdoren si platformë për paraqitjen e qëndrimeve politike”.