Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Priten tri ndeshje interesante në xhiron e 25-të

Të mërkurën nga ora 20:00 luhen tri ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Shpresohet në ndeshje të forta dhe me rivalitet.

Në kryeqytet, Prishtina e pret Besa Famgasin. Pra takohen skuadra e dytë me skuadrën e parë në tabelë. Në ndeshjet e deritashme të këtij edicioni ka munguar rivaliteti i fortë mes këtyre dy skuadrave, por shpresohet që këtë herë të jetë më ndryshe. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 48 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 39 pikë.

Ndeshje e mirë pritet edhe në Mitrovicë ku takohen Trepça e Kastrioti. Të dy skuadrat janë trimëruar nga fitoret në xhiron e kaluar dhe presin të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Ndërkohë Rahoveci pritet të reagojë në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, pas disfatës në xhiron e kaluar. Por ekipi gjakovar udhëton me synime të tjera.

Trepça është e treta në tabelë me 31 pikë, ndërsa Rahoveci i katërti me 28. Kastrioti mban vendin e pestë me 23 pikë derisa Vëllaznimi është i gjashti me 19 pikë.