Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtaret U20 e U18 vazhdojnë përgatitjet në Istog

Pas grumbullimit fillestar në Gjakovë, Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll vazhdojnë përgatitjet në qytetin e Istogut. Grumbullimi bëhet të hënën nga ora 12:00 deri në ora 13:00, ndërsa gjatë tërë javës lojtarët do të përgatiten për IHF Trophy për zonën e Evropës që mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 16 tetor.

Arben Muqolli me hendbollistët deri 20 vjet dhe Verim Zherka me hendbollistët deri 18 vjet do të shfrytëzojnë maksimalisht qëndrimin në Istog për t’u përgatitur për kampionatin e rëndësishëm. IHF Trophy mundëson kualifikimin në Botëror dhe Kombëtaret tona synojnë kalimin në fazën interkontinentale.