Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Mbyllet kampi shumë i suksesshëm veror

Është mbyllur të shtunën Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Për tetë ditë mbi 100 pjesëmarrës kanë punuar me zell e përkushtim maksimal për të përsosur elementet e lojës së hendbollit.
Puna që është bërë është vlerësuar lartë nga pjesëmarrësit, ndërsa edhe trajnerët përgjegjës kanë çmuar angazhimin e seriozitetin e hendbollistëve dhe hendbollisteve të reja.
Të angazhuar për punën me të rinjtë ishin mbi dhjetë trajnerë, shumë prej tyre pjesë e shtabeve teknike të ekipeve tona kombëtare.
Kampi është mbajtur në Banjë të Pejës, kurse kampistët ishin të vendosur në hotelin Onix.
Federata e Hendbollit e Kosovës i falënderon gjithë kampistët dhe gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm.

Lajme tjera