Në fundjavë është luajtur edhe xhiro e pestë në Ligën e Parë të hendbollisteve. Vjosa ka shënuar edhe fitoren e pestë dhe udhëheq e vetme në tabelë me 10 pikë.
Vjosa të dielen fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 28:19. Për Prizrenin ishte humbja e dytë. Prizreni renditet i pesti me 5 pikë.
Ndeshje interesante është zhvilluar në Mitrovicë në mes të Trepçës dhe Veronës. Në fund nuk kishte fitues, skuadrat i ndanë pikët duke luajtur 24:24.
Ulpiana ka fituar bindshëm si mysafire e Deçanit (33:12), njëjtë si Dukagjini ndaj Llapushës (37:15). KEK-u në Obiliq e ka mposhtur skuadrën CLICK me rezultat 36:16. KEK-u është i dyti me 8 pikë.