Alot udhëheqin Prishtinën drejt fitores në Ferizaj

Agon Bajqinovci ka shënuar 10 gola, ndërsa Lulzim Shabani shtoi 9 gola në fitoren e Prishtinës ndaj Kastriotit. Ndeshja e së shtunës në Ferizaj i takoi xhiros së 12-të të Superligës dhe u fitua nga Prishtina me rezultat 40:34.
Ndeshjen më mirë e nisën ferizajasit, por pas minutës së dhjetë Prishtina nisi shkëputjen. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:15 për Prishtinën. Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve shkoi deri në dhjetë gola, ndërsa në fund rezultati ishte 40:34.
Vlerson Zherka i shtoi 6 gola për Prishtinën.
Aldi Rudari me 10 gola, Festim Mustafa me 9 gola dhe Hamdi Salihu me 7, ishin më efikasët te Kastrioti. Prishtina tani i ka 20 pikë dhe del në vendin e parë. Kastrioti mbetet i katërti me 12 pikë.

Lajme tjera