Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ambasadori i Kosovës në Podgoricë vizitoi Kombëtaren e Kosovës U-20

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi z.Skender Durmishi vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës U20 i cili gjendet  në Hotel Verde ne Podgoricë, para ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian Holandë – Kosovë qe zhvillohet sot në ora 15 këtu në Podgoricë.

Kjo është ndeshja e parë në kuadër të grupit A, ne te cilin janë edhe Austria, Holanda, Kosova, Moldavia, Bullgaria dhe Çekia.

Ambasadori z.Skender Durmishi në takim me djelmoshat e kombëtares dhe stafin teknik theksoj rëndësinë e paraqitjes ne këtë evropian, me shpresë të arrihen rezultate sa me pozitive ngase sportistet janë ambasador të Kosovës, çka na bëjnë te mburremi me ta.

Vizita e ambasadorit Durmishi la përshtypje te mëdha tek djelmoshat kosovar te cilët ambasadorit Durmishi i dhuruan edhe një fanellë të Kosovës dhe besojmë që sot pasdite me Holandën te kenë angazhim maksimal dhe rezultat sa më pozitiv.

Për të gjithë të interesuarit që deshirojnë të shikojnë ndeshjen live mund ta percjellin ne linkun: https://www.ehftv.com/int/