Njëra prej hendbollisteve më të mira të Kombëtares së Kosovës, Arlinda Hajdari, i është nënshtruar të mërkurën operimit në gju.
Operimi i Arlindës ishte shumë i suksesshëm, ndërsa ajo shpejtë do ta nis fazën e rikuperimit.
A rlinda Hajdari ishte lënduar derisa po luante për Kosovën. Më 3 qershor, në ndeshjen ndaj Qipros, Arlinda kishte shkëlqyer dukë shënuar 7 gola nga 7 tentime. Por në pjesën e dytë pësoi lëndimin e rëndë. Ajo ka këputur ligamentin e gjurit në këmbën e majtë dhe operimi ishte i domosdoshëm. Pas një faze me ushtrime për ta përgatitur gjurin për operim, 20-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjes të mërkurën në Danimarkë, ku edhe jeton.
“Operimi ka përfunduar me sukses. Dy javë më duhet të qëndrojë vetëm shtrirë, ndërsa më pas filloj gradualisht me fazën e rikuperimit. Më pret një proces i gjatë dhe rehabilitim i vështirë”, ka thënë Arlinda.
Ajo pritet të mungoj prej 9 deri në 12 muaj.
Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm lojtares sonë.
E presim me padurim në aktivitetet e ardhshme.