Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Atmosferë madhështore në Rahovec, “vreshtarët” mposhten nga skuadra rumune

Në atmosferë madhështore dhe pa asnjë incident është zhvilluar ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë mes Rahovecit dhe skuadrës së madhe rumune Minaur Baia Mare.

Në palestrën “Mizahir Isma” ishin mbi 2000 shikues, ndërsa tifozët “vreshtarët” u kujdesën për atmosferë të bukur.

Fitore shënoi skuadra rumune Minaur Baia Mare me rezultat 38:31.

Skuadra e madhe rumune ishte favorite dhe e arsyetoi këtë me paraqitje.

Minaur Baia Mare ishte në epërsi gjithë kohën, por rahovecasit nuk ndalën përpjekjet për rezultat sa më të favorshëm. Në fund dallimi ishte shtatë gola.

Portieri Arbër Curri u dallua te Rahoveci me 14 pritje. 9 gola nga 15 tentime i kishte Egzon Gjuka derisa 6 gola nga 9 tentime i kishte Victor Alonso. Stefan Atanasovski i realizoi 4 gola nga 4 tentime.

Në përgjithësi ishte një shfaqje e bukur hendbolli e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe pa asnjë incident.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Rumani.