Taip Ramadani merr drejtimin e Australisë

Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Taip Ramadani, ka nisur punë të re në hendboll. Ramadani së fundi është emëruar përzgjedhës i Australisë. 49-vjeçari jeton në Australi dhe ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në këtë vend.Ramadani vlerësohet lartë edhe për punën që e ka bërë te Kosova. Me profesionalizimin e tij ka bërë që […]

Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Skuadra pejane, Besa Famgas, e ka fituar turneun memorial “Jeton Tërstena – Tota”. Turneun kushtuar heroit Jeton Tërstena e organizon tradicionalisht KH Vushtrria.Turneu u zhvillua të dielën, ndërsa morën pjesë KH Vushtrria, Besa Famgas, Prishtina e Trepça. Turneu kushtuar ish-hendbollistit u zhvillua në Samadrexhë.Në gjysmëfinalen e parë, Besa Famgas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 34:20. […]

Sot zhvillohet turneu kushtuar heroit Jeton Tërstena

Turneu tradicional “Jeton Tërstena – Tota” zhvillohet të dielën (sot) në palestrën në Samadrexhë. Këtë turne kushtuar ish-hendbollistit të suksesshëm, e organizon KH Vushtrria. Është turne tradicional që zhvillohet në prag të edicionit.Hapja e turneut kushtuar heroit të Kosovës është në ora 12:00. Prej orës 13:00 zhvillohet ndeshja e parë, ndërsa në ora 15:00 është […]

Ramosaj fillon fuqishëm në Zvicër, shtatë gola nga shtatë tentime në fitore

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Bujar Ramosaj, ka filluar fuqishëm karrierën në Zvicër. Ramosaj ditë më parë është transferuar nga Besa Famgas te Kreuzlingeni i Ligës B të Zvicrës. Të shtunën e kishte ndeshjen e parë kampionale. Kreuzlingeni fitoi 30:25 ndaj Kadetten Spoirs. Ramosaj, që shquhet për lojën e fortë në mbrojtje, është dalluar edhe […]

Shtyhet fillimi i edicionit të ri në Superligën e hendbollistëve

Është shtyrë fillimi i edicionit 2021/2022 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Edicioni i ri është dashur të filloj më 11 shtator, por Federata e Hendbollit e Kosovës ka vendosur që ndeshjet e xhiros së parë të luhen më 22 e 23 shtator. Ky vendim u mor për shkak të pjesësmarrjes […]

Vdiq Ylber Zaskoku, ish-hendbollisti i dashur ferizajas

Ka vdekur Ylber Zaskoku ish-hendbollisti i dashur ferizajas. Zaskoku ishte i lindur në vitin 1961, ndërsa është marrë tërë jetën me sport dhe ka qenë i vlerësuar nga të gjithë. Vlerësohet kontributi i tij në periudhën e pavarësimit të sportit kosovar. Ai si lojtar ka luajtur për Borcin e Ferizajt, skuadrën me traditën më të […]

Hendbollistet e Kosovës fillojnë me ndeshje zyrtare

Ka nisur edicioni 2021/2022 për një pjesë të hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Dy prej lojtareve kryesore, kapitenia Leonora Demaj dhe qendra Marigona Hajdari, kanë luajtur për skuadrën Ringkobing, që të premten zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Danimarkës. Përballë Ringkobingut ishte skuadra më e mirë në Danimarkë, Odense. Odense fitoi me […]

Fillon edicioni i ri në garat evropiane, skuadrat tona në vlugun e përgatitjeve

Tashmë ka nisur edicioni 2021/2022 i garave evropiane për klube. Plot tetë skuadra të Federatës së Hendbollit të Kosovës do të paraqiten në edicionin e ri në Evropë, ndërsa të gjitha janë në vlugun e përgatitjeve. Synimi është për të arritur sukses në fazat fillestare, përkatësisht për të bërë hap para. Janë hendbollistët e Prishtinës […]

Vushtrria e nis ndaj Shqiponjës mbrojtjen e titullit

Kampionia aktuale, Vushtrria, e nis ndaj Shqiponjës mbrojtjen e titullit në Superligën e hendbollisteve. Shorti për edicionin e ri garues, 2021/2022, është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së. Edicioni i ri në Superligën e hendbollisteve fillon më 18 shtator. Ndeshjet e xhiros së parë janë: Vushtrria – Shqiponja, Samadrexha – Vjosa, Kastrioti – Vëllaznimi, […]

Edicioni fillon me derbi

Edicioni 2021/2022 i Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) fillon me derbin e madh mes Prishtinës e Besa Famgasit. Shorti për edicionin e ri garues është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së. Java e parë zhvillohet më 11 e 12 shtator. Dy skuadrat e mëdha, Prishtina e Besa Famgas takohen në kryeqytet. Besa është […]