Kastrioti lufton deri në fund, por megjithatë eliminohet

Ndonëse luftuan deri në fund, lojtarët e Kastriotit janë mposhtur me katër gola dallim nga Slloboda e Tuzllës. Kështu rrugëtimit të skuadrës ferizajase në Kupën Evropiane i erdhi fundi.Një javë më parë në Ferizaj, Kastrioti kishte fituar me rezultat 30:29. Por të dielën në Tuzëll, pësoi me rezultat 32:28. Kastrioti eliminohet në raundin e parë […]
Fitore bindëse e Rahovecit në Vushtrri

Rahoveci e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Rahoveci mposhti Vushtrrinë me rezultat 41:26. “Vreshtarët” e kanë fituar edhe ndeshjen e xhiros së parë dhe kështu kanë nisur pozitivisht mbrojtjen e titullit.Vushtrria në xhiron e […]
Ferizaj nuk lejon befasi, fiton edhe Shqiponja

Ferizaj nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Vushtrrisë që u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Fituesi i Kupës dhe Superkupës, Ferizaj, fitoi me rezultatin 39:26 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Bill Clinton”.Anja Bojaniq i kishte nëntë gola për Ferizajn, kurse tetë i realizoi […]
Kastrioti në Bosnjë-Hercegovinë me synim për ta mbrojtur epërsinë nga ndeshja e parë

Të dielën nga ora 18:00 Kastrioti i Ferizajt e luan ndeshjen e kthimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.Në Tuzlla të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra ferizajase takohet me skuadrën e suksesshme boshnjake, RK Sloboda.Ferizajasit kanë udhëtuar me optimizëm për në Tuzëll, me synim për të dhënë më të mirën për ta […]
Istogu – Samadrexha, derbi i xhiros

Xhiroja e dytë sjell derbin e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën nga ora 18:00 përballen Istogu e Samadrexha, dy prej skuadrave që synojnë kreun e tabelës. Për Samadrexhën është ndeshja e parë e edicionit, ndërsa kampioni Istogu kërkon të reagojë pas humbjes nga Ferizaj në xhiron e parë.Për […]
Rahoveci kërkon fitoren e dytë, Besa Famgas të parën

Me ndeshjen Vushtrria – Rahoveci fillon xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.Kampioni Rahoveci vlerësohet favorit i madh. Të hënën Rahoveci fitoi derbin ndaj Besa Famgasit dhe tani e kërkon fitoren e dytë. Fitore […]
Kastrioti po bëhet gati për ndeshjen e kthimit, në Evropë edhe pesë skuadra tjera

Kastrioti e ka nisur mbarë edicionin 2024/2025 të garave evropiane, sa i takon ekipeve kosovare të hendbollit. Të shtunën në Ferizaj, në atmosferë shumë të ngrohtë dhe para një numri të madh shikuesish, Kastrioti e mposhti skuadrën boshnjake, Sloboda Tuzla, me rezultat 30:29. Ferizajasit arritën te fitorja falë përkushtimit maksimal dhe luftës sportive deri në […]
Rahoveci e fiton derbin e fillimit të edicionit

Besa Famgas e Rahoveci kanë luajtur derbi të vërtetë të hënën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në fund kampionët nga Rahoveci i morën dy pikë me vete.Rahoveci e fitoi 34:31 derbin e fillimit të edicionit, përkatësisht të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll.Kishte rivalitet, aksione e gola të bukur e mbrojtje […]
Hashani në Turqi, fillon prezantimi i anëtarëve të FHK-së në garat evropiane

Kastrioti i Ferizajt të shtunën luajti ndeshje evropiane. Fitoi ndaj skuadrës boshnjake, Sloboda Tuzla, në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane. Por në fundjavë prezantimin ndërkombëtar e filluan edhe anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së në ndeshjen mes Koycegiz BLD dhe RK Leotar. Ndeshja e zhvilluar […]
Ferizaj fiton derbin me Istogun

Ferizaj e ka nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll.Të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet ferizajase mposhtën kampionin, Istogun, me rezultatin 33:31.Derbi i xhiros së parë ishte i fortë dhe shumë i luftuar, nga fillimi e deri në fund. Në pjesën e parë Istogu u shkëput deri në tri […]