Bajçinca në çerekfinalen e rëndësishme në Holandë

Shqipe Bajçinca-Brestovci po arrinë nivele gjithnjë e më të larta derisa po e prezenton Federatën e Hendbollit të Kosovës si delegate e EHF-së në ndeshje të Kupave Evropiane. Fundjavën e kaluar Bajçinca-Brestovci ishte delegate në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste në mes të skuadrës holandeze H. V. Quintus dhe asaj spanjolle Rincon Fertilidad Malaga. Fitore shënoi Quintusi (34:31), që kaloi tutje pasi kishte fituar edhe ndeshjen në Spanjë (29:26). Ndeshja është luajtur në Kwintsheul të Holandës para 800 shikuesve. Shqipe Bajçinca – Brestovci e ka kryer punën që i takon si delegate e EHF-së me sukses të plotë.

Quintus e Malaga janë skuadra me të cilat është përballur KHF Istogu. Quintus eliminoi Istogun vjet, ndërsa Malaga sivjet.

Lajme tjera