Bajçinca- Brestovci, delegate në Evropianin e Divizionit A

Shqipe Bajçinca – Brestovci është deleguar edhe në një ngjarje të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit. Profesoresha Bajçinca – Brestovci është delegate e EHF-së në Kampionatin Evropian të Divizionit A, për grupmoshën U18, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Delegatja kosovare, që vazhdimisht shquhet për kryerjen e detyrave me përgjegjësi dhe sukses të plotë, ka qenë e angazhuar në dhjetë ndeshje të Evropianit deri më tani. Të dielën, në ditën e fundit të Evropianit, ajo do të jetë delegate e ndeshjes për vend të tretë.

Gjatë Evropianit, Bajçinca – Brestovci, ka pasur takime e bashkëbisedime me personalitete të ndryshme të hendbollit, kryesisht nga fusha e referimit. Bajçinca – Brestovci është edhe kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit në Kosovë.
Ndër të tjera ajo e ka takuar edhe kryetarin e EHF-së, Michael Wiederer dhe nënkryetarin e parë, Predrag Boshkoviq. Në takimet me përgjegjësit e referimit në EHF, është arritur pajtueshmëria për forcim të bashkëpunimit, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të arbitrimit në vendin tonë.

Lajme tjera