Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri e Krasniqi drejtuan dy ndeshje në Slloveni

Çifti kosovar i gjyqtarëve të hendbollit, Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi, ka drejtuar dy ndeshje evropiane në fundjavë. Dyshja vushtrriase ishte e deleguar nga EHF-ja për të drejtuar dy ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane mes Maccabi Rishon Lezion (Izrael) dhe RK Slovenj Gradec (Slloveni).

Të dy ndeshjet u luajtën në Slovenj Gradec të Sllovenisë. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra izraelite me rezultat 31:27. Të dielën, skuadra sllovene fitoi me 38:32 dhe kështu avancoi në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. EHF-ja tashmë rregullisht delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshje të kupave evropiane.