Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin të angazhuar për të ndarë drejtësinë në takimin HC Metalurg – Abanca Ademar Leon. Ndeshja e skuadrës shkupjane me atë spanjolle përfundoi me rezultat të barabartë, 27:27.
Beqiri e Krasniqi për delegat e kishin Aco Nikolovskin.
Ndërsa ndeshja i takoi grupit A të Ligës Evropiane. Për Metalurgun ishte ndeshja e fundit evropiane për këtë edicion. Grupin e përfundoi në vend të fundit (6) me 4 pikë. Ademar Leoni u rendit i treti me 14 pikë.
Si në asnjë sport tjetër, delegatët dhe gjyqtarët e FHK-së kanë prani të rregullt në ndeshje të garave evropiane.