Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Berisha 20 pritje, ndeshje e mirë edhe nga Quni, Tahirukaj, Dedaj e Ramosaj

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, është shquar në fitoren e Kreuzlingenit ndaj Endingenit në Ligën B të Zvicrës. Kreuzlingeni të shtunën fitoi me rezultat 27:22. Berisha bëri 20 pritje dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga skuadra e tij.
Te Kreuzlingeni janë katër reprezentues të Kosovës dhe të gjithë kanë dhënë kontribut në fitore. Drenit Tahirukaj shënoi 6 gola nga 10 tentime. Kapiteni Valon Dedaj i kishte 5 gola nga 9 tentime, ndërsa kontribut, sidomos në mbrojtje dha edhe Bujar Ramosaj.
Kreuzlingeni është në garë për kalim në elitën zvicerane.
Në elitë paraqitet Luigj Quni, që ka pasur dy ndeshje këtë javë, të enjten e të shtunën. Të enjten Quni i shënoi dy gola nga dy tentime në fitoren 39:30 të Amicitia Zuerich ndaj Chenois Geneve.
Të shtunën u luajt derbi i madh mes Pfadi Winterthur dhe Amicitias. Fitore shënoi Winterthuri me rezultat 26:24. Quni shënoi 3 gola nga 3 tentime.
Skuadra e tij, Amicita Zuerich është e dyta në tabelë. Po lufton për titull të kampionit.