Besa Famgas e pandalshme në Superligë

Besa Famgas nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra pejane e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së nëntë.
Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Deçanit me rezultat 38:27. Besa ka vetëm fitore deri më tani dhe udhëheq në tabelë.
Arbios Mushkolaj e mbylli ndeshjen me dhjetë gola, ndërsa Jon Vokshi i shënoi tetë gola për ekipin pejan.
Te Deçani, dhjetë gola i shënoi Felipe Porto. Alex Fabricio De Abreu Santos i shënoi gjashtë gola.
Tri ndeshjet tjera të xhiros së nëntë janë luajtur të shtunën.

Lajme tjera