Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Helsinkin

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, të dielën mbrëma e luan ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane (meshkujt). Prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki.
Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Helsinki, skuadra IFK e fitoi me një gol dallim, 28:27. Kështu që skuadrës pejane i duhet fitorja prej dy golave për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Besa është e përkushtuar për të dhënë më të mirën dhe për ta fituar ndeshjen në shtëpi ndaj finlandezëve. Pejanët shpresojnë edhe në përkrahjen e shikuesve, për ta bërë më të mundshëm suksesin. Besa Famgas tashmë ka përvojë të gjatë në kupat evropiane dhe ajo pritet t’i shërbejë nesër mbrëma.

Lajme tjera