Besa Famgas është bartëse në shortin e Kupës së EHF-së

Në foto shihen hendbollistët e Besa Famgas bashkë me trajnerët e tyre.

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Besa Famgas është në mesin e bartësve në shortin për raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së (EHF Cup). Ekipi pejan ndeshjet evropiane për edicionin 2019\2020, do t’i luajë më 31 gusht \ 1 shtator dhe më 7\8 shtator.

Si bartës, Besa ka shmangur përballjet me ekipet më të forta në raundin e parë kualifikues, por prap në opcion ka shumë skuadra cilësore. Shorti i Kupës së EHF-së tërhiqet më 16 korrik.
Kundërshtarë të mundshëm të Besa Famgas janë: Polva Serviti (Estoni), Dragunas Klaipeda (Lituani), Bozen Loacker (Itali), London (Britani e Madhe), Batumi (Gjeorgji), Lovçen (Mali i Zi), RK Borac m:tel (Bosnje), Swieqi YOBETIT Phoenix (Maltë), Vise (Belgjikë), CIP Travel Antalyaspor (Turqi), Poreç (Kroaci), Malmo (Suedi), Pfadi Winterthur (Zvicër), Haukar (Islandë), West Wien (Austri).

Besa Famgas ka përvojë të gjatë në gara evropiane dhe synon të bëjë hapin e ardhshëm në skenën e madhe kontinentale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova