Besa Famgas fiton thellë ndeshjen ndaj Vëllaznimit

Besa Famgas e Vëllaznimi e kanë luajtur të martën mbrëma ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Besës.
Skuadra pejane ka fituar bindshëm ndaj gjakovarë. 35:16 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:8.
Denis Shabanoviq me 9 gola ishte më efikasi te Besa Famgas. Mal Luzha u dallua me efikasitet te Vëllaznimi, duke realizuar 8 gola.
Besa Famgas ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 16 pikë. Vëllaznimi është i katërti me 10 pikë nga nëntë ndeshje.

Lajme tjera