Kampioni Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 41:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit.
Para ndeshjes është bërë kontrollimi shëndetësor i lojtarëve, si pjesë e masave të task-forcës ndaj COVID-19.
Ekipi pejan ka dominuar ndeshjen dhe vazhdimisht ka pasur epërsi bindëse. K. Jupa ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Të Kastrioti u dallua J. Bislimi me 8 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavën e ardhshme në Ferizaj.
Besa Famgas -Kastrioti 41:28 (19:10)
Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 9, Gjuka 3, Prce 6, J. Muqolli 4, Ramosaj 3, Tahirukaj 7, Kukrika, Visoka 1, Vokshi, Mushkolaj 1, Idrizi 3, Tafilaj, Y. Muqolli 4, J. Vokshi, Luzha.
Kastrioti: Curri, Syla, Bega 1, Dugolli 6, Hoxha, Selmani, Bislimi 8, Qerimi, Selmani, D. Dugolli, Rudari 4, Ibrahimi, Bytyqi, Shabani 5, Zaskoku 4.