Besa Famgas me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Lojtari ka topin në dorë dhe po mundohet t'ia pasojë bashkëlojtarit të tij, njëri kundërshtar ka ngritur duart lartë dhe po mundohet ta bllokojë pasimin, kundërshtarët e tjerë po presin rastin e duhur për të ndërhyrë.

Kampioni Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 41:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit.

Para ndeshjes është bërë kontrollimi shëndetësor i lojtarëve, si pjesë e masave të task-forcës ndaj COVID-19.

Ekipi pejan ka dominuar ndeshjen dhe vazhdimisht ka pasur epërsi bindëse. K. Jupa ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Të Kastrioti u dallua J. Bislimi me 8 gola.

Ndeshja e dytë luhet në mesjavën e ardhshme në Ferizaj.

Besa Famgas -Kastrioti 41:28 (19:10)

Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 9, Gjuka 3, Prce 6, J. Muqolli 4, Ramosaj 3, Tahirukaj 7, Kukrika, Visoka 1, Vokshi, Mushkolaj 1, Idrizi 3, Tafilaj, Y. Muqolli 4, J. Vokshi, Luzha.

Kastrioti: Curri, Syla, Bega 1, Dugolli 6, Hoxha, Selmani, Bislimi 8, Qerimi, Selmani, D. Dugolli, Rudari 4, Ibrahimi, Bytyqi, Shabani 5, Zaskoku 4.

Lajme tjera