Besa Famgas me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

Besa Famgas ka vazhduar me fitore edhe në Superligën A. Pasi fitoi të gjitha 18 ndeshjet në pjesën e rregullt të kampionatit, skuadra pejane fitoi edhe të enjten mbrëma në kuadër të Superligës A.

Ndeshjen e xhiros së 19-të kampionale ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, Besa e fitoi me rezultat 45:23. Dallimi i madh u bë që në pjesën e parë të cilën Besa Famgas e fitoi me 22:9.

14 lojtarë të ekipit pejan shënuan gola në këtë ndeshje. Më efikasi ishte Deniz Terziqi me 8 gola. Nga 7 i shënuan Kastriot Jupa e Denis Shabanoviq. Ardi Halili ishte më efikasi te Vëllaznimi me 5 gola.
Besa udhëheq në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 17 pikë.

Lajme tjera