Besa Famgas mposht fituesin në fuqi, kalon në finale të Kupës

Një lojtarë është hedhur lartë për të gjuajtur me top, kurse kundërshtari i tij tenton ta bllokojë me duart lartë.

Kastrioti nuk do t’ia dal të mbrojë trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Skuadra ferizajase është ndalur të shtunën në gjysmëfinale nga Besa Famgas. Pikërisht Besën e kishte mposhtur vjet në gjysmëfinale e më pas Prishtinën në finale të Kupës.

Rezultati i ndeshjes në mes të Besa Famgas e Kastriotit ishte 31:20.

Pejanët herët janë shkëputur në rezultat dhe kanë mbajtur epërsinë gjatë tërë kohës. Të dy skuadrat ua kanë dhënë rastin të gjithë lojtarëve.

Besa Famgas të martën fitoi titullin e kampionit dhe tani synon edhe Kupën e Kosovës.

Kastrioti – Besa Famgas 20:31 (7:18)

Kastrioti: Curri, Syla, Bega, A. Dugolli 3, Hoxha, Selmani, Bislimi 3, Shabani 1, M. Selmani, D. Dugolli, Rudari 2, Mustafa 8, Brahimi, Bytyqi, Qerimi 1, Zaskoku 2.

Besa Famgas: Luzha 1, Thaqi, Idrizi 1, Gjuka 8, Jupa 3, J. Muqolli 4, Tahirukaj 5, Ramosaj 2, Vokshi, Kukrika 1, Prce 1, Visoka, Tafilaj 1, Mushkolaj 2, Vokshi, Y. Muqolli 2.

Lajme tjera