Besa Famgas pa telashe në derbi

Besa Famgas nuk ka pasur telashe për ta fituar derbin ndaj Prishtinës. Besa e Prishtina u takuan të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa fitoi me rezultat 39:31.
Pejanët nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë mbajtur epërsi konstante deri në fund.
Tri ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë luajtur të mërkurën.

Lajme tjera