Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas synon trofeun e radhës në “Minatori”, Trepça llogarit në përkrahjen e shikuesve

Besa Famgas kthehet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me synim për ta fituar trofeun e radhës. Në këtë arenë festoi titullin e kampionit dhe tani synon Superkupën.
Ndeshja për Superkupë mes Besa Famgasit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën nga ora 20:00. Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa në finale në Prishtinë kishte mposhtur pikërisht Besën e Pejës.
Dy skuadrat me traditë takohen në një tjetër finale, ndërsa mitrovicasit shpresojnë në përkrahje nga tribunat me synim për të festuar së bashku me tifozët në fund. Në “Minatori” pritet numër i madh i shikuesve dhe spektakël hendbolli.

Lajme tjera