Besa fiton derbin e fortë dhe dramatik në Ferizaj

Kampioni aktual, Besa Famgas ka barazuar pikët me Kastriotin në krye të tabelës pasi e ka mposhtur këtë skuadër të shtunën mbrëma në Ferizaj. Superderbin e fortë të luajtur para afro 1200 shikuesve, Besa e fitoi me rezultat 23:22, me gol të shënuar në sekondën e fundit. Ishte aloja B. Idrizi që shënoi golin e fitores në sekondën e fundit të ndeshjes. Tani dy skuadrat e para i kanë nga 36 pikë dhe gara e fortë mes tyre për vendin e parë dhe për titull pritet të vazhdojë deri në fund të kampionatit.

Derbi i javës 20 të Superligës A ashtu si pritej ishte shumë i fortë. Sidomos në mbrojtje skuadrat kanë dhënë shumë dhe për këtë edhe numri i golave nuk ishte i madh. Kastrioti ka nisur më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi 5:1 e 6:2, por pejanët nuk janë ndalur dhe kanë barazuar rezultatin në minutën e 20-të (6:6). Më pas kanë kaluar në epërsi me një gol. Por të udhëhequr nga D. Terziqi, Kastrioti ka mbyllur pjesën e parë me një gol epërsi, 11:10.

Lojë e fortë ka vazhduar edhe në pjesën e dytë. Kastrioti ka krijuar epërsi 13:10 e 14:11, por lojtarët e Besës kanë vazhduar me angazhim dhe kanë kaluar në epërsi 17:16 në minutën e 45-të. Në minutën e 50-të Besa krijoi epërsi prej dy gola, 20:18. Kastrioti sërish ktheu epërsinë, 21:20, por Besa shënoi dy gola për 22:21. Afrikani që debutoi për Kastriotin, P. Bassomben shënoi në minutën e fundit për 22:22, por Besa pati edhe disa sekonda për aksion dhe e shfrytëzoi maksimalisht kohën për të shënuar gol dhe për të fituar derbin e madh.

Tani Besa ka dy fitore ndaj Kastriotit, ndërsa deri në fund të Superligës A e luajnë edhe një ndeshje në Pejë. Më pas priten përballje mes dy skuadrave edhe në plejof. D. Terziqi ishte më efikasi te Kastrioti me 12 gola, kurse te Besa pesë gola i shënoi D. Tahirukaj.
Të shtunën janë luajtur edhe dy ndeshjet tjera të javës së 20-të në Superligën A dhe dy ndeshjet e javës së 19-të të Superligës B.

Superliga A – 20
Vushtrria – Drita 31:29 (14:11)

Vushtrria: Melenica, Shabani 8 , Ar. Karaça 2, Gubetini 6, Sadiku, Neziri 3, A. Karaça 1, Emini, Lahu, Ademi 2, Musa 6, Jashari 3, Demiri, Ibishi.

Drita: Sylejmani, Sllamniku 5, Bunjaku 3, Veliu 3, Mehmeti 3, Misini 8, Latifi 7.

Vëllaznimi – Prishtina 23:35 (11:15)

Vëllaznimi: Luzha 1, Hoxha, Spahija 1, Halili 1, Mamusha 1, Gaxha 1, Rexha 5, Rama 1, Neziri 12, Bardhoku.

Prishtina: Agushi, Berisha, Beqiraj, Krasniqi 8, Basholli 5, Bajqinovci 3, Fetahu 2, Visoka 1, Shahini 3, Beshiri 4, Gjuka 4, Kastrati 5.

Kastrioti – Besa Famgas 22:23 (11:10)

Kastrioti: Curri, Syla, B. Syla 1, Zherka, A. Dugolli, Prekazi, Terziqi 12, Shabani 3, Ramadani, Rudari, Mustafa, Esati, Rajatoski 1, D. Dugolli, Basomben 5.

Besa Famgas: Idrizi 4, Vokshi, Broqi, Gjuka 4, Jupa 4, Tetova, Dr. Tahirukaj 5, D. Tahirukaj 2, Ramosaj 1, Kukrika 1, Bislimi, Çuziq 2, Muqolli, Sylejmani, Mehmeti, Berisha.

Superliga B – 19
Trepça – Samadrexha 37:32 (20:16)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Fejzullahu 4, Mujka 8, Maxhera 8, Abazxhiku 5, Pllana, Zhuri, Çabra 1, Shala 1, Sejdijaj 2, Shabani 8.

Samadrexha: K. Maloku 1, A. Maloku 3, S. Maloku 7, B. Maloku 6, Jashari 4, Basholli 3, Krasniqi 2, Hyseni 5, Bunjaku.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Golin e fitores për Vushtrrinë e shënoi Donita Kasumi, që ishte më efikasja në skuadër. …

Me lojë të mirë është shquar edhe Luljeta Sopjani. Ajo realizoi golin për barazimin 21:21, …

Njomza Kelmendi ndali gjuajtjen e Esma Muratoviqit në sekondën e fundit për t’ia mundësuar Vushtrrisë …

Kampionët e Kosovës prej pavarësimit të sportit e deri më sot2020/21 Vushtrria2019/20 Ferizaj2018/19 Istogu2017/18 Shqiponja2016/17 …

Trajneri i KHF Vushtrria, Arben Parduzi, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit …

Golin e fitores për Vushtrrinë e shënoi Donita Kasumi, që ishte më efikasja në skuadër. Ajo, si gjithë të …

Me lojë të mirë është shquar edhe Luljeta Sopjani. Ajo realizoi golin për barazimin 21:21, në minutën e 59-të. …

Njomza Kelmendi ndali gjuajtjen e Esma Muratoviqit në sekondën e fundit për t’ia mundësuar Vushtrrisë të fitoj titullin. Portierja …

Kampionët e Kosovës prej pavarësimit të sportit e deri më sot2020/21 Vushtrria2019/20 Ferizaj2018/19 Istogu2017/18 Shqiponja2016/17 Prishtina2015/16 Prishtina2014/15 Kastrioti2013/14 Kastrioti2012/13 …

Trajneri i KHF Vushtrria, Arben Parduzi, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në finale …

Njomza Kelmendi ka bërë pritje vendimtare në sekondën e fundit për ta ndihmuar Vushtrrinë që ta fitoj titullin e …

Burneta Rama në akcion duke gjuajtur ne gol

Vushtrria udhëton me synime të qarta për në Istog, për të shënuar fitore dhe për ta siguruar titullin e …

Hendbollistja nga Mali i Zi, Esma Muratoviq pritet ta udhëheq lojën e KHF Istogut edhe të shtunën mbrëma. Istogu …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova