Besa kalon në gjysmëfinale

Ashtu si pritej, Besa FamGas është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Hendbollistët e klubit pejan të martën fituan ndaj Vushtrrisë si mysafir me rezultat 36:22. Ishte kjo ndeshja e parë çerekfinale e Kupës. Ndeshjet tjera çerekfinale në të dy konkurrencat luhen të mërkurën e të enjten.

Besa e fitoi me 17:11 pjesën e parë të takimit. 13 lojtarë të ekipit pejan shënuan gola, kurse më efikasi ishte P. Shala me shtatë gola. L. Gubetini me gjashtë gola u dallua te Vushtrria.

Vushtrria – Besa FamGas 22:36 (11:17)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Gubetini 6, Karaqa 4, Musa 2, Meholli, Llapashtica, Mejzini 3, Ademi 3, Karaqa 1, Krasniqi, Hyseni, Shabani 2, Mehmeti 1, Jashari, Lahu.

Besa FamGas: D. Tahirukaj 3, Tafilaj 2, Biljaka 2, Broqi 2, Tetova 2, Megjiq 1, Dr. Tahirukaj 5, Shala 7, Ramosaj, Kukrika 2, Muqolli 2, Y. Muqolli 1, Idrizi 3, Gjuka 4, Beqiraj.

Lajme tjera