Besa me fitore të thellë ndaj Prishtinës

Besa Famgas e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me këtë xhiro ka nisur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës, ndërsa Besa Famgas të shtunën në Pejë fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 35:26.

Dallimi u bë që në pjesën e parë të cilën pejanët e fituan me rezultat 18:7. Besa Famgas përforcohet në pozitën e parë me 30 pikë. Prishtina është e dyta me 23 pikë të mbledhura.

Trepça renditet e treta me 19 pikë. “Xehetarët” shënuan fitore të pritur ndaj Prizrenit, me rezultat 35:17.

Ndërkohë Llapi ka befasuar Vëllaznimin duke e mposhtur në Gjakovë me tri gola dallim, 30:27. Llapjanët patën epërsi prej tri golave edhe pas pjesës së parë, 15:12.

Llapi renditet i parafundit (9) por tani i ka 6 pikë, tri më shumë se Prizreni që është i fundit. Vushtrria e vendit të tetë i ka 10 pikë, ndërsa Vëllaznimi ka 11 pikë në vendin e shtatë.

Besa Famgas – Prishtina 35:26 (18:7)

Besa Famgas: Mehmeti, Y. Muqolli 5, Jupa 6, Mushkolaj, Mallios, Luzha, Visoka 1, Tahirukaj 2, Prce 6, Ramosaj 2, Gjuka 3, Alonso 9, J. Muqolli 1

Prishtina: Prekazi 3, Terziqi 6, Beshiri 3, Syla, Ramadani, Shabani 2, Bajqinovci 4, Zherka 4, Ademi, Gjuka, Kuleta, Quni,Beqiraj, Agushi, Kastrati 4, Batatina

Trepça – Prizreni 35:17 (18:9)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Shala 3, Mujka 1, Fejzullahu 1, Sejdijaj 1, Abazxhiku 3, Klinaku 5, Maxhera 5, Abrashi 2, R. Shabani 3, K. Terziqi, Parduzi 1, Mehmeti 8, Cimili 2

Prizreni: Etemi, Bytyqi, Topalli 3, Buqaj, Krasniqi 4, Tafilaj 2, Thaqi, E. Bytyqi, Ferati, Q. Thaqi, Gashi 2, Skenderi 3, Qerimi 3, AhmetajVëllaznimi – Llapi 27:30 (12:15)

Vëllaznimi – Llapi 27:30 (12:15)

Vëllaznimi: Luzha 6, Curri, Mamusha, Rexha 5, Idrizi, Lluka 5, Pozhegu, Hoti, Kolaj, Kërleshi,Ferizi 1, Rama 2, Dukaj 7, Halili 1

Llapi: Mani, Havolli, Ademi 5, Visoka 3, Abazi 9, Muqiqi 6, Hasani 4, Qitaku, Beshiri 2, E. Havolli1, Bogujevci, A. Mani, Rexhepi, E. Bogujevci, F. Hasani, Bajrami

Lajme tjera