Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 37:26. Ndeshja i takoi javës së 26-të, ndërsa për Besën ishte fitorja e 26-të rresht.
Besa e Pejës udhëheq në tabelë me 52 pikë. Trepça ëshhtë e treta me 31 pikë, ndërsa i mbetet që në dy xhirot e fundit ta konfirmoi këtë pozitë.
13 lojtarë të Besa Famgas shënuan gola ndaj ekipit mitrovicas. Më efikasët ishin Denis Shabanoviq me 7 gola dhe Balsha Raçiq me 5.
Te Trepça më efikasi ishte Sali Maxhera me 7 gola. Nga 4 i shënuan Muhamet Dubovci e Ermir Januzi.