Besa pa telashe, Trepça fiton dramën në Gjakovë

Të martën janë zhvilluar dy ndeshjet e mbetura të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni aktual, Besa Famgas fitoi pa telashe ndaj Drenicës në Drenas, dramë e vërtetë është zhvilluar në Gjakovë ku u takuan Vëllaznimi e Trepça. Në fund fitoi Trepça e Mitrovicës me vetëm një gol dallim, 32:31.

Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë me Vëllaznimin që kishte më së shumti dy gola epërsi dhe Trepçën që shkoi deri në tri gola epërsi. Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 18:18. Loja e barabartë ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, ndërsa herë njëra skuadër e herë tjetra ishin në epërsi prej një goli.

Në minutën e 58-të rezultati ishte 30:30. Më pas shënoi A. Shabani për 31:30 në të mirë të Trepçës, ndërsa për 32:30 në minutën e fundit shënoi S. Maxhera. A. Halili realizoi golin e fundit të Vëllaznimit për rezultatin përfundimtar 32:31 në të mirë të mitrovicasve.

F. Cimili me 10 gola ishte më efikasi te Trepça. Nga 4 gola i shënuan A. Shala, A. Shabani e S. Maxhera. Te Vëllaznimi 9 gola i shënoi A. Neziri, 8 i shënoi A. Halili, ndërsa 6 gola E. Lluka.

Trepça me këtë fitore ka dalur në vend të tretë me 9 pikë. Vëllaznimi është i teti me 2 pikë.

Kampioni aktual, Besa Famgas fitoi ndaj Drenicës me rezultat të thellë, 43:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:6 për pejanët. Dhjetë lojtarë të Besës shënuan në këtë ndeshje, ndërsa më efikasi ishte J. Muqolli me 7 gola. Atë shifër e arriti edhe K. Kastrati i Drenicës. Besa është e dyta me 10 pikë, por e ka edhe një ndeshje të pazhvilluar. Drenica është e gjashta me 4 pikë.

Vëllaznimi – Trepça 31:32 (18:18)

Vëllaznimi: Halili 8, Luzha 1, Rama, Fana 3, Rexha 2, Morina, Neziri 9, Mamusha 2, Lluka 6, Mehmeti, Brahushi, Hoxha.

Trepça: Buqinca 1, Cimili 10, K. Terziqi, B. Terziqi, Nimani 2, Shala 4, A. Shabani 4, Beqiri, Sedijaj, Qabra, Maxhera 4, Neziri 3, R. Shabani 3, Zhuri 1.

Drenica – Besa Famgas 20:43 (6:23)

Drenica: Baliu 1, Kastrati 7, Gjota, Zariqi, Hamza 3, Batatina 2, Zekaj, Binaku 3, Sahiti 2, Muqolli, Geci.

Besa Famgas: Vokshi 4, Idrizi 3, Visoka 1, Jupa 5, Kukrika 1, Kouri, Tahirukaj 5, Gjuka 6, Ramosaj, Y. Muqolli 6, J. Muqolli 7, Mehmeti, Mihaljeviq, Mushkolaj 6, Luzha.

Lajme tjera