Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Brazili shokon Kroacinë

Kroacia është shokuar të dielen në kampionatin botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në ndeshjen e parë të saj në raundin kryesor, Kroacia pësoi nga Brazili me rezultat 29:26. Ndeshja është zhvilluar para 15 mijë shikuesve në Koln të Gjermanisë. Haniel Langaro shënoi nëntë gola për Brazilin, kurse Domagoj Duvnjak gjashtë për Kroacinë.

Me këtë humbje të papritur, kroatët kanë zvogëluar gjasat për të kaluar në gjysmëfinale. Kroacia kishte fituar pesë ndeshjet në fazën e parë grupore dhe vlerësohej favorit. Por Brazili arriti fitore të madhe. Kroacia mbetet e treta në grupin I me katër pikë që i trashëgoi nga faza e para. Brazili është i pesti me 2 pikë. Franca ka fituar bindshëm të dielen ndaj Islandës me rezultat 31:22 dhe tani udhëheq me 7 pikë nga katër ndeshje. Gjermania ka 5 pikë nga tri ndeshje, në vend të dytë.

Të hënën janë ndeshjet Spanja – Brazili (18:00) e Kroacia – Gjermania (20:30).

Në grupin II nuk kishte befasi. Hungaria e mposhti Tunizinë me 26:21 kurse Norvegjia fitoi ndaj Egjiptit me 32:28. Të hënën janë ndeshjet Suedia – Norvegjia (18:00) dhe Egjipti – Danimarka (20:30).

Grupi I

1. Franca             4             7

2. Gjermani         3             5

3. Kroacia            3             4

4. Spanja              3             2

5. Brazili               3             2

6. Islanda             4             0

Grupi II

1. Danimarka      3             6

2. Suedia              3             6

3. Norvegjia        3             4

4. Hungaria         4             3

5. Egjipti               3             1

6. Tunizia             4             0