Cabanas: Synojmë fitore dhe titullin

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj Prishtinës. Ndeshjen e parë e fitoi Besa, por vetëm në fund. Ndeshja e dytë është nesër nga ora 19:15 në Prishtinë.

Trajneri Javier Cabanas tregon se Besa i ka mundësitë për ta siguruar titullin në Prishtinë. I duhet një fitore apo barazim. Pejanët kanë fituar të gjitha ndeshjet e deritashme.

“Jemi 1:0 pas ndeshjes së parë finale të plejofit. Ishte ndeshje në të cilën ishim më të mirë në pjesën e parë, sidomos në mbrojtje. Prishtina ishte më e mirë në pjesën e dytë. Mendoj se fituam pasi kishim avantazh shumë të mirë pas pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk jemi mbrojtur mirë në aksionet 7 kundër 6 dhe nuk kemi vrapuar mjaftueshëm. E dimë që ndeshja e dytë do të jetë e vështirë për ne, por ne duam ta fitojmë dhe ta fitojmë titullin e kampionit. Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Nëse mbrohemi mirë dhe vrapojmë, kemi të gjitha mundësitë për të fituar”, ka thënë trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …