Caktohen gjysmëfinalistët e parë

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë të martën janë përcaktuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll. Fillimisht u luajt ndeshja e parë çerekfinale te hendbollistet, ndërsa u takuan Vëllaznimi e Vushtrria. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 42:21. D. Kasumi shënoi 12 gola për Vushtrrinë, ndërsa 15 gola për Vëllaznimin i realizoi E. Radoniqi.

Më pas u luajt çerekfinalja e parë në konkurrencë të hendbollistëve. U takuan Vëllaznimi dhe Kastrioti, kurse fitore shënoi skuadra ferizajase me rezultat 44:24. Kastriotin drejt fitores e udhëhoqi L. Shabani me 9 gola. A. Neziri shënoi 10 gola për Vëllaznimin.

Çerekfinalet tjera luhen të mërkurën e të enjten.

KHF Vëllaznimi – KHF Vushtrria 21:42 (8:18)

KHF Vëllaznimi: Mullakadrija, Cermjani, Bytyqi, Kastrati, Daija, Frrokaj 1, Radoniqi 15, Zhubi 3, Grezda 1, Jetishi, Kabashi, Berisha, Hoda 1.

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 1, Zymberi 2, Preniqi 1, Paci 2, A. Kelmendi 6, Rrahmani 4, R. Gubetini 3, Selaci 1, Kasumi 12, Sfarqa 6, Tahiri 4.

KH Vëllaznimi – KH Kastroti 24:44 (9:21)

KH Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Morina 1, Halili, Neziri 10, Rama 6, Rexha 3, Fana 3, Ferati, Bardhoku, M. Luzha, Hoti, Kuqi, A. Hoti, Idrizi 1, Radoniqi.

Kastrioti: Curri, B. Syla 1, Zherka 3, A. Dugolli, Terziqi 7, Prekazi 4, Shabani 9, Ramadani 4, D. Dugolli, Rudari 6, Mustafa 7, Esati, Rajatoski, Bassomben 4.

Lajme tjera