Çerekfinalja e Kupës, ndeshja më interesante në Ferizaj

Hendbollistet në mesjavë i luajnë ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës. Dy ndeshje janë të mërkurën e dy tjera të enjten.Ndeshja e parë është ajo në mes të Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës. Zhvillohet të mërkurën nga ora 16:30. Skuadra vendase është favorite e madhe për të avancuar në gjysmëfinale.Favorit është edhe Istogu, që luan […]

Në Ferizaj e Mitrovicë ndeshje interesante të çerekfinales së Kupës

Të mërkurën luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë dy ndeshje që priten me vëmendje.Skuadrat e Superligës A, Kastrioti e Vëllaznimi takohen nga ora 18:30 në Ferizaj. Skuadra e Kastriotit ka mbetur prapa në garën për plejof, ndërsa synon që të zë vend në turneun final të Kupës […]

Rahoveci fiton derbin dhe del në vendin e tretë

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 21-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me një gol dallim, 24:23. Ndeshja ishte e fortë dhe kryesisht e barabartë.Më mirë takimin e nisën vendasit që në pjesën e parë kryesisht ishin në epërsi të lehtë. Pas […]

Fitore e Prishtinës ndaj Vëllaznimit

Prishtina ka shënuar fitore të re në Superligën A të Kosovës në hendboll.Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 38:29. Pas pjesës së parë epërsia e prishtinasve ishte tri gola, 19:16.Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Nga 7 i realizuan tre lojtarë.Florian Rexha realizoi më së shumti […]

Deçani fiton ndaj Llapit në Superligën B

Deçani e Llapi e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e radhës në Superligën B të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 20-të, Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 34:25. Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi të lehtë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:12. Edhe pjesa e dytë u dominua […]

Fillimi i mirë nuk i mjafton Trepçës, Besa vazhdon me fitore

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 21-të, Besa Famgas fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin 35:28. Ndeshjen më mirë e nisën vendasit. Madje krijuan epërsi prej 5:1 e 6:2. Por më pas pejanët morën kontrollin e lojës dhe shpejtë krijuan epërsi […]

Ferizaj fiton bindshëm derbin

Ferizaj e ka fituar me rezultat bindës derbin e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj e mposhti kampionen aktuale, Vushtrrinë, me rezultat 42:32. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 22:15 për ferizajaset. Braziliania Ligia Da Silva shënoi 10 gola për Ferizajn. Nga 8 […]

Fillon gara e juniorëve

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e juniorëve.Është vendosur që ndeshjet e Grupit A të luhen në Mitrovicë. Ndërkohë ndeshjet e xhiros së parë të Grupit B luhen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë luhen të dielën. Në Grupin A nga ora 10:00 luajnë Kastrioti e Llapi, kurse nga ora […]

Ferizaj pret Vushtrrinë në derbin e javës te hendbollistet

Ferizaj e Vushtrria e luajnë derbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ferizaj e mban vendin e katërt me 24 pikë, por ka synime për pozitë më të mirë në tabelë. Për këtë […]

Kryendeshja në Rahovec

Superliga A e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të. Vëmendja do të jetë në Rahovec, ku zhvillohet derbi i xhiros. Të dielën nga ora 18:00, Rahoveci e pret Kastriotin e Ferizajt. Rahoveci kërkon pikët për të vazhduar betejën me Trepçën për pozitën e tretë në tabelë. Ndërkohë ferizajasit […]