Ferizaj pret Vushtrrinë në derbin e javës te hendbollistet

Ferizaj e Vushtrria e luajnë derbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ferizaj e mban vendin e katërt me 24 pikë, por ka synime për pozitë më të mirë në tabelë. Për këtë […]

Kryendeshja në Rahovec

Superliga A e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të. Vëmendja do të jetë në Rahovec, ku zhvillohet derbi i xhiros. Të dielën nga ora 18:00, Rahoveci e pret Kastriotin e Ferizajt. Rahoveci kërkon pikët për të vazhduar betejën me Trepçën për pozitën e tretë në tabelë. Ndërkohë ferizajasit […]

Marigona Hajdari e Leonora Demaj vazhdojnë me paraqitje të mira në elitën daneze

Një ndeshje shumë të suksesshme të mërkurën mbrëma e kishte hendbollistja e Kosovës, Marigona Hajdari. Ajo realizoi katër gola dhe katër asistime për Ringkobingun që luajti si mysafir i Horsensit në Superligën e Danimarkës.Ringkobingu humbi me 24:22, ndonëse ishte në epërsi 12:11 pas pjesës së parë. Marigona është shquar me organizimin e lojës, ndërsa pos […]

Istogu me fitore të re, Samadrexha mposht Dritën

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën në kuadër të xhiros së 16-të, Istogu fitoi si vendas ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 30:20.Istogu udhëheq në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se përcjellësja e parë, Prishtina. Istogaset i kanë fituar të gjitha […]

Rahoveci fiton në Gjakovë derbin me Vëllaznimin

Rahoveci ka fituar dy pikë të rëndësishme në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Rahoveci e mposhti skuadrën vendase, Vëllaznimi, me rezultatin 30:28. Fitorja është e rëndësishme për Rahovecin që në edicionin e parë në elitë synon vend në plejof. Rahoveci mbetet i katërti, tani me 26 pikë, pesë më shumë […]

Llapi me fitore bindëse në Superligën B

Të shtunën ka nisur gara edhe në Superligën B të Kosovës në hendboll.Në Podujevë në kuadër të javës së 19-të kampionale, janë takuar Llapi e Drenica. Fitore me rezultat 39:18 kanë shënuar llapjanët. 12 lojtarë të Llapit shënuan gola në këtë ndeshje. Më efikasët ishin Blerton Hasani dhe Besian Abazaj me nga 6 gola. Te […]

Kastrioti po e gjen formën, fiton derbin me Trepçën

Mobilizimi në prag të stinorit pranveror po sjell frytet për Kastriotin e Ferizajt.Skuadra me traditë të shtunën e ka mposhtur Trepçën me rezultatin 35:29. Ndeshja e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj i takoi javës së 20-të të Superligës A. Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar deri në fund. Por më shumë shfaqën […]

Besa e pandalshme, fiton bindshëm përballjen me Prishtinën

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në Superligën A të hendbollistëve. Ndonëse të shtunën u takua me skuadrën e dytë në tabelë, Besa shënoi tjetër fitore bindëse. Ndeshjen me Prishtinën, të zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 44:27. Vetëm minutat e parë të takimit ishin të barabartë. Më pas […]

Prishtina fiton derbin me kampionen aktuale

Hendbollistet e Prishtinës e kanë fituar derbin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj kampiones aktuale, Vushtrrisë, me rezultat 27:24. Ndeshja u luajt në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 14:13 në […]

Kastrioti – Prishtina, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Të premten është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 23 e 24 mars.Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Prishtinës.Skuadra tjetër ferizajase, KHF Ferizaj, e pret Jusuf Gërvallën e Deçanit.Kampionia […]