Në Ferizaj kryendeshja e xhiros së fundit të vitit

Kastrioti – Deçani është kryendeshja e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit për vitin 2021. Ndeshja në Ferizaj luhet të martën (sot) prej orës 18:00. Është ndeshje me shumë peshë sa i takon garës për të vazhduar në Superligën A në pjesën e dytë të kampionatit. Kastrioti […]

Fitore e re e Rahovecit në Superligë, mposht Kastriotin

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32:28. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të SuperligësAdonit Isufi me 12 gola dhe Alban Haziri me 8, ishin më efikasët te Rahoveci. Festim Mustafa u dallua […]

Derbi i fortë në Deçan, Mazrekaj shënon golin e fitores për vendasit

Një ndeshje shumë e fortë është luajtur të shtunën mbrëma në Deçan. Janë takuar Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa me gol në minutën e 59-të, fitore shënoi skuadra vendase. Ishte Fatlind Mazrekaj që realizoi për 32:31 në minutën e 59-të. Me këtë rezultat edhe përfundoi takimi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës […]

Deçani e Rahoveci nikoqirë të derbive të xhiros

Deçani – Vëllaznimi dhe Rahoveci – Kastrioti janë kryendeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Ndeshja në Deçan luhet të shtunën nga ora 19:00, ndërsa ajo në Rahovec të dielën nga ora 18:00.Këto katër skuadra janë në garë për të zënë vend në Superligën A. Aktualisht Rahoveci është […]

Besa mposht Deçanin dhe kthehet në vendin e parë

Pas paraqitjes dinjitoze në skenën evropiane, Besa Famgas i është kthyer ndeshjeve në Superligën e Kosovës. Besa të martën e luajti ndeshjen e javës së 12-të ndaj Deçanit. Fitoi me rezultat 42:17, ndonëse pushoi disa prej lojtarëve bartës. Jon Muqolli e Arbios Mushkolaj ishin më efikasët te ekipi pejan me nga 8 gola. Jon Vokshi […]

Rahoveci me fitore të madhe në Gjakovë

Rahoveci ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar derbin e javës së 12-të të Superligës ndaj Vëllaznimit. Të dielën në Gjakovë, Rahoveci fitoi me rezultat 27:25, ndonëse pas 30 minutave lojë ishte duke humbur 16:14. Në pjesën e parë gjakovarët vazhdimisht ishin në epërsi. Por pjesa e dytë ishte më ndryshe. Fillimisht […]

Alot udhëheqin Prishtinën drejt fitores në Ferizaj

Agon Bajqinovci ka shënuar 10 gola, ndërsa Lulzim Shabani shtoi 9 gola në fitoren e Prishtinës ndaj Kastriotit. Ndeshja e së shtunës në Ferizaj i takoi xhiros së 12-të të Superligës dhe u fitua nga Prishtina me rezultat 40:34.Ndeshjen më mirë e nisën ferizajasit, por pas minutës së dhjetë Prishtina nisi shkëputjen. Pas 30 minutave […]

Pas një udhëtimi të gjatë, Besa Famgas vendoset në Turda të Rumanisë

Pas një udhëtimi prej 36 orësh, skuadra pejane e hendbollit, Besa Famgas, është vendosur në Turda të Rumanisë.Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën prej orës 17:00 përballet me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën e kaluar […]

Vëmendja në Ferizaj e Gjakovë

Java e 12-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ofron ndeshje tjera që priten me vëmendje. Ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën e të dielën, pos asaj Besa Famgas – Deçani, që në program është më 9 dhjetor. Besa të dielën luan ndeshjen e kthimit me Potaissa Turdan në Rumani.Sa i takon xhiros […]

Deçani fiton ndeshjen me fund shumë dramatik

Deçani e ka shënuar fitoren e tretë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në hendboll.Të enjten mbrëma, Deçani e mposhti Llapin me rezultatin e ngushtë, 35:33, në një ndeshje me fund të jashtëzakonshëm. Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të Superligës. Deçani është i teti me 6 pikë. Llapi është i shtati me […]