Gjikokaj më e mira, vjen fitorja e parë në Superligën e Norvegjisë

Mirela Gjikokaj ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin e Norvegjisë. Ajo të dielën shënoi 4 gola dhe i kishte 7 asistime te skuadra Follo. Folli fitoi 27:24 ndaj Flint Tonsberg, pas përmbysjes së madhe të rezultati në pjesën e dytë. Për Follon ishte fitorja e parë, pas barazimit të parë që mori xhiron […]

Dy pikë të reja për Prishtinën

Shkurta Mehmeti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka ndihmuar Prishtinën që ta fitoj derbin me Ferizajn. Prishtina e Ferizaj u takuan të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Prishtina fitoi me rezultat 34:27. Nga 6 gola për Prishtinën i shënuan Alma Nivokazi e Simone Keita. Kurse 5 herë […]

Trepça fiton në Gjakovë, Rahoveci në Deçan

Trepça e ka fituar njërin prej derbive të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Gjakovë, skuadra mitrovicase e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 33:28.Trepça është e dyta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Vëllaznimi renditet i gjashti me 10 pikë.Ndeshjen më mirë e hapën mitrovicasit, që në pjesën e […]

Besa Famgas me fitore bindëse në derbi

Besa Famgas e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat 34:22. Shkëputja e pejanëve filloi herët, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12. Prishtina nuk ia ka dalë të afrohet në pjesën e […]

Favoritët nuk lejojnë befasi

Nuk ka pasur befasi në katër ndeshjet e para të javës së dhjetë të Superligës së hendbollisteve, që janë zhvilluar të shtunën. Lideri i klasifikimit, Istogu, ka shënuar edhe fitoren e dhjetë rresht dhe udhëheq në tabelë me 20 pikë. Istogu e mposhti në udhëtim Samadrexhën me rezultat 31:18. Kapitenia Albina Rugova dhe Anja Bojaniq […]

Mustafa udhëheq Kastriotin drejt fitores bindëse

Beku Festim Mustafa ka udhëhequr Kastriotin drejt një fitoreje të lartë. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Drenicën me rezultat 47:19. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.Mustafa shënoi 20 gola në këtë takim. Endrit Hamza ishte më efikasi te Drenica me 5 gola. Kastrioti është […]

Kryendeshja në kryeqytet

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt vlerësohet kryesorja e javës së dhjetë në Superligën e hendbollisteve. Dy skuadrat e pjesës së epërme të tabelës takohen të dielën nga ora 18:30 në kryeqytet. Prishtina është e dyta në tabelë me 16 pikë. Ferizaj mban vendin e katërt me 14 pikë. Dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore […]

E diela e derbive

Ndeshje shumë interesante na presin të dielën, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Me të drejtë priten ndeshje të forta dhe hendboll cilësor. Kampionia dhe liderja e klasifikimit, Besa Famgas, e pret Prishtinën, në ndeshjen që fillon në ora 17:00. Për Besën është prej sfidave të fundit para […]

Favoritët kalojnë në raundin e dytë të Kupës së Kosovës

Të mërkurën e të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet janë luajtur si për hendbollistë ashtu edhe për hendbolliste. Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në rrethin e dytë. Në kryeqytet të enjten janë takuar skuadrat e Superligës, Prishtina e Llapi. […]

Besa Famgas fiton thellë ndeshjen ndaj Vëllaznimit

Besa Famgas e Vëllaznimi e kanë luajtur të martën mbrëma ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Besës.Skuadra pejane ka fituar bindshëm ndaj gjakovarë. 35:16 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës. Pas pjesës së parë rezultati […]