Istogut i takon edhe një derbi

Istogu ishte i pandalshëm në derbin e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve.Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn vendas me rezultat bindës, 37:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:12 për istogaset. Natalia Milatoviq ishte më efikasja me 13 gola. Anja Bojaniq i shtoi 9 gola, ndërsa 7 i […]

Prishtinës i takon kryendeshja, fitore të reja për Besën e Trepçën

Prishtina e ka fituar njërin prej derbive të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultatin 35:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për prishtinasit. Në pjesën e dytë epërsia e Prishtinës shkoi deri në dhjetë gola, ndërsa fitorja e […]

Fitorja e tretë për Vushtrrinë

Kampionia në fuqi, Vushtrria, ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të premten në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë, Vushtrria fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 34:25. Fitorja e Vushtrrisë u sigurua vetëm në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:13 për vushtrriaset.Vushtrria tani udhëheq […]

Ndeshje interesante në Rahovec, Prishtinë e Drenas

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve ofron disa ndeshje me rivalitet. Ndeshja me rivalitetin më të madh pritet të jetë ajo në mes të Rahovecit e Vëllaznimit, dy skuadrave me cilësi të përafërt. Rahoveci i promovuar në Superligë, është i shtati me 2 pikë. Vëllaznimi ka luajtur dy […]

Ndeshja Kastrioti – Vushtrria hap xhiron e tretë

Me ndeshjen Kastrioti – Vushtrria hapet xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) prej orës 17:00 në Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadra që kanë dhënë shumë për hendbollin kosovar dhe me traditë të pasur. Kampionia aktuale, Vushtrria, udhëheq në tabelë me 4 […]

Llapit i takon ndeshja e mbetur me Zhegrën

Llapi e ka fituar ndeshjen e shtyrë të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndonëse Zhegra ishte vendase, ndeshja është luajtur në Podujevë, ndërsa llapjanët fituan me rezultat 36:34. Llapi vetëm në pjesën e dytë ka arritur te fitorja. Pjesa e parë përfundoi 17:16 për Zhegrën. Por fondi i limituar i lojtarëve […]

Fitore për Vëllaznimin e Kastriotin

Të dielën u luajtën dy ndeshje të javës së dytë të Superligës së hendbollisteve. Fitore kanë shënuar skuadrat favorite. Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Dritës me rezultat 41:17.15 gola për ekipin gjakovar i shënoi Edona Radoniqi. 8 i shtoi Elsa Dana e 7 Alba Bardhi. Te Drita u dallua Nikita Hyseni me 8 gola. Në […]

Prishtina fiton me gol në minutën e fundit ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimit

Edhe një ndeshje tjetër ka dëshmuar se ky edicion i Superligës së hendbollistëve do të jetë shumë interesant.Ndeshja mes Vëllaznimt dhe Prishtinës është vendosur vetëm në aksionet e fundit. Fitore me rezultatin 31:30 ka shënuar Prishtina. Lulzim Shabani ka shënuar në fund për rezultatin 31:30, përkatësisht për fitoren e Prishtinës. Florian Rexha barazoi rezultatin në […]

Istogu fiton derbin me gol në minutën e fundit

Istogut i ka takuar derbi i javës së dytë të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase shënoi fitore ndaj Prishtinës me rezultat 29:28. Madje golin e fitores, Istogu e ka shënuar në minutën e fundit të takimit. Ishte Esma Muratoviq që shënoi për rezultatin përfundimtar, 29:28. Muratoviq […]

Trepça fiton derbin në Ferizaj, Llapi ndal pikët nga ndeshja me Deçanin

Trepça e ka fituar duelin e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të shtunën mbrëma në Ferizaj, mitrovicasit fituan ndaj Kastriotit me tri gola dallim, 29:26. Ndeshja i takoi javës së dytë të Superligës së hendbollistëve. Te fitorja, Trepça erdhi në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15:13 për Kastriotin. Por në […]