Besa Famgas me kundërshtar nga Kroacia

Besa Famgas do të udhëtojë në Kroaci për ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kundërshtar i Besës së Pejës është ekipi kroat MRK Sesvete. Shorti për raundin e tretë është tërhequr të martën në Vjenë. Ndeshja e parë luhet në Kroaci në fundjavën e parë të dhjetorit, ndërsa e […]
Besa Famgas kalon Helsinkin, kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki, me rezultat 35:32. Dhe kjo fitore i ka mundësuar që të avancoi në raundin e tretë.Në Helsinki para një […]
Rahoveci eliminohet por luan tjetër ndeshje të dinjitetshme

Rahoveci mund të jetë i kënaqur me debutimin evropian, marrë për bazë kundërshtarin që kishte përballë. Në dy ndeshjet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina, “vreshtarët” janë mbajtur në lojë deri në fund. Para një jave në shtëpi kanë pësuar me rezultat 33:29, ndërsa të shtunën mbrëma në Çeki pësuan me rezultat 32:29.Ndeshjen më mirë […]
Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Helsinkin

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, të dielën mbrëma e luan ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane (meshkujt). Prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki.Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Helsinki, skuadra IFK e fitoi […]
Rahoveci i gatshëm për ndeshje të fortë në Çeki

Të shtunën prej orës 20:00 në Karvina – Nove Mesto në Çeki, Rahoveci e luan ndeshjen e dytë evropiane. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Rahoveci takohet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina.Për Rahovecin është kampanjë debutuese në skenën kontinentale. Ndërkohë Karvina ka përvojë shumë të gjatë në Evropë, duke […]
Rahoveci shkruan tjetër kapitull historik

Klubi i hendbollit Rahoveci po prek nivele gjithnjë e më të larta. Falë organizimit të mirë, Rahoveci është shndërruar në skuadër pretendente në Superligën e Kosovës në hendboll. Dhe në fundjavë Rahoveci do të kalojë në nivel tjetër. Për herë të parë kjo skuadër do të luaj në gara evropiane. Në kuadër të raundit të […]
Besa Famgas synon hapin para në garat evropiane

Përvoja e gjatë në gara evropiane i jep të drejtë kampionit kosovar, Besa Famgas, që ta synojë hapin tutje. Skuadra pejane të dielën e luan ndeshjen e parë evropiane për edicionin 2022/2023. Në kuadër të raundi të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup), Besa luan me skuadrën finlandeze, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë […]
Beqiri – Krasniqi në Turqi, Hashani në Itali

Personat zyrtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës edhe fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në skenën evropiane. Kështu gjyqtarët vushtrrias Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje të Kupës Evropiane për hendbolliste që u luajtën në Antalya të Turqisë. Skuadra Antalya Konyaalti BSK fitoi ndeshjen e parë ndaj A.E.S.H. Pylea me rezultatin […]
Istogu ndalet nga Çairi në Kupën Evropiane

Istogu është eliminuar në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Në fundjavë, kampioni i Kosovës ka luajtur në shtëpi dy ndeshje me Çairin e Shkupit. Të shtunën, Istogu ka fituar me rezultat 34:33, ndërsa paraqitja e skuadrës sonë ishte për fitore më të thellë.Të dielën, Çairi fitoi më bindshëm dhe kështu kalon në raundin […]
Fitore e ngushtë e Istogut, çdo gjë vendoset në ndeshjen e dytë

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll (femrat). Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, kampioni kosovar fitoi ndaj Çairit të Shkupit me rezultatin e ngushtë, 34:33. Ndeshja është luajtur në atmosferë të bukur në praninë e afro 2000 shikuesve. Istogu thuajse gjatë tërë […]