Nesër është shorti i kualifikimeve për Euro 2026

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës të enjten i mësojnë kundërshtarët në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026. Shorti tërhiqet nga ora 16:30 në Kopenhagë, ku mbahet edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së.Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e organizojnë Evropianin e ardhshëm dhe kualifikohen direkt, njëjtë si Franca, që është kampione […]

Botërori i të rejave mbahet në Chuzhou të Kinës, merr pjesë edhe Kosova

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ka vendosur që Kampionatin Botëror për të reja (U18) të zhvillohet në Chuzhou të Kinës. Botërori mbahet prej 14 deri më 25 gusht të këtij viti.Ndeshjet do të zhvillohen në tetë arena shumë të bukura. Salla kryesore ka kapacitet prej 7000 vendeve, ndërsa një sallë tjetër i ka 6488 ulëse.Do të […]

Eugen Saraçini: Moment historik

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kthyer nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku të dielën e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror. Botërori për të reja mbahet në Kinë gjatë muajit gusht. Lidhur me triumfin në IHF Trophy Intercontinental, të hënën paradite në lokalet e FHK-së në Shtëpinë e Sporteve, është mbajtur një konferencë për shtyp. […]

Historike, Kosova U18 në Botëror

Hendbolli kosovar sërish ka shkruar histori. Të dielën Kombëtarja U18 e Kosovës (vajzat) është kualifikuar në Kampionatin Botëror që gjatë muajit gusht mbahet në Kinë.Këtë sukses historik vajzat tona e kanë arritur duke triumfuar në finale të IHF Trophy Intercontinental. Në Tashkent të Uzbekistanit, Kosova U18 e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16. Festa ishte shumë […]

Të dielën ndaj Nigerisë për suksesin historik

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës janë të përkushtuara që nga Uzbekistani të kthehen si fituese të mëdha.Të dielën prej orës 10:00, Kombëtarja jonë e të rejave luan me Nigerinë në Tashkent, në finale të IHF Trophy Intercontinental. Kjo gjeneratë ka rastin të shkruaj histori, përkatësisht të kualifikohet në Kampionatin Botëror që në muajin gusht […]

Fitore bindëse ndaj Kaledonisë së Re, ndaj Nigerisë për titull kampioni

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar në finale të IHF Trophy Intercontinental.Të shtunën paradite në Uzbekistan, vajzat tona fituan bindshëm ndaj Kaledonisë së Re, me rezultat 27:16. Në finale, të dielën, Kombëtarja jonë luan ndaj Nigerisë.Ndaj Kaledonisë së Re, Kosova U18 ka dominuar plotësisht, sidomos në pjesën e dytë.Për rreth 20 minuta […]

Përfundon Kampionati Mesdhetar për Kosovën U16

Hendbollistet e Kombëtares U16 të Kosovës e kanë përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Malit të Zi.Ishte një kampionat me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe me orar të ngjeshur. Ndonëse pa fitore, vajzat tona kanë fituar përvojë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Po ashtu kanë kuptuar që për të arritur në […]

Ndaj Kaledonisë së Re për vend në Botërorin e të rejave

Pas fitoreve ndaj Uzbekistanit dhe Guatemalës, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) të shtunën luan ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në Kinë në muajin gusht.Përballë vajzave tona në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental do të jetë Kombëtarja e Kaledonisë së Re. Ndeshja zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit, të shtunën prej […]

Fitoren bindëse e Kosovës U18, nesër synohet bileta e Botërorit

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar bindshëm në ndeshjen e dytë në IHF Trophy Intercontinental.Të premten në mëngjes në Tashkent të Uzbekistanit, vajzat tona fituan ndaj Guatemalës me rezultat 31:12. Cilësia ishte plotësisht në anën tonë dhe rezultati e dëshmon këtë.Si fituese e grupit, Kosova U18 avancon në gjysmëfinale. Të shtunën përballemi me […]

Kosova U20 në grup me Finlandën dhe Bullgarinë

Të enjten është hedhur shorti edhe për Kampionatin Evropian U20 të Divizionit B për hendbollistë. Ky Evropian mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik.Do të jenë plot 12 Kombëtare të ndara në katër grupe.Kombëtarja U20 e Kosovës është në grupin A së bashku me Finlandën e Bullgarinë.Grupi B e përbëjnë Luksemburgu, Turqia e […]