Kosova humb ndeshjen dramatike ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Greqia, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023. Të mërkurën mbrëma në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi me rezultatin 21:20 Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Në sekondat e fundit lëshuam rast të mirë për të barazuar […]

Kosova e gatshme për ndeshjen e rëndësishme me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e gatshme për ndeshjen e rëndësishme me Greqinë. Kosova e Greqia takohen të mërkurën (sot) prej orës 19:15 në Prishtinë, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.Është ndeshja e parë mes Kosovës e Greqisë. Kombëtarja jonë ka pasur fazë të suksesshme përgatitore për këtë ndeshje vendimtare […]

Anulohet miqësorja me Malin e Zi

Është anuluar miqësorja me Malin e Zi që është dashur të zhvillohet sonte nga ora 17.00 në Podgoricë.Kombëtarja jonë ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi. Vendimi u mor […]

Përzgjedhësi Qerimi shpall listën për ndeshjet e janarit

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023.Kosova më 5 janar luan në Prishtinë me Greqinë. Me Greqinë takohet edhe më 9 janar në Kretë. Ndeshja e radhës është Kosovë – Turqi, më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli […]

Kombëtarja e Kosovës nuk ndalet, të dielën miqësorja me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk do të ndalet, në përpjekje për të qenë në formë sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese të janarit. Pasi javën e kaluar i luajti dy miqësore me Kuvajtin, Kombëtarja jonë të dielën luan miqësore edhe me Malin e Zi, që tashmë ka nisur përgatitjet për paraqitje në Evropianin […]

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë me Kuvajtin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore me Kuvajtin. Të dielën mbrëma në Podgoricë, Kosova fitoi me 25:22. Në fakt ndeshja u luajt deri në minutën e 55-të. Loja ishte më e ashpër se e para dhe në minutën e 55-të u lënduan dy lojtarë të Kuvajtit.Kjo bëri që […]

Fitore me shumë peshë ndaj Kuvajtit

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar bindshëm miqësoren ndaj Kuvajtit. Të premten mbrëma në Podgoricë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultatin 36:26. Djemtë tanë kanë dominuar që nga fillimi dhe fitorja nuk është vënë në dyshim për asnjë moment. Të kujtojmë që dy vjet më parë me Kuvajtin në Kosovë kishim një humbje e një barazim.Ndeshja […]

Qerimi shpall listën për ndeshjet me Kuvajtin

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi ka shpallur listën për ndeshjet miqësore me Kuvajtin. Kombëtarja jonë të premten e të dielën luan miqësore me Kombëtaren e respektuar aziatike. Ndeshjet zhvillohen në Podgoricë. Kombëtarja e Kosovës grumbullohet të mërkurën në Prishtinë, ndërsa të enjten është udhëtimi për në Podgoricë. Ndeshjet me Kuvajtin janë […]

Kombëtarja e Kosovës i luan dy ndeshje kontrolluese me Kuvajtin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i luan dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kuvajtit.Ndeshjet luhen më 17 e 19 dhjetor në Podgoricë. Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 dhjetor në Prishtinë, ndërsa udhëtimi është një ditë më vonë. Përzgjedhësi Bujar Qerimi pritet t’ua jap rastin lojtarëve që kanë pasur më pak hapësirë në takimet e […]

Dy lojtarë testohen në miqësoret e dhjetorit

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke punuar vazhdimisht për të rritur konkurrencën në Kombëtaren e Kosovës, si parakusht për ngritjen e cilësisë. Për muajin dhjetor janë planifikuar dy miqësore, ndërsa ato do të shërbejnë për të provuar disa lojtarë të Superligës, që nuk e kanë pasur rastin deri më tani.Por pos lojtarëve të klubeve […]