Selektori Qerimi mbajti kamp me hendbollistet e reja në Ferizaj

Selektori i Kosovës në hendboll (meshkujt), Bujar Qerimi, jep kontributin e tij për zhvillimin e hendbollit tonë në forma të ndryshme. Legjenda e hendbollit tonë javën e kaluar ka mbajtur një kamp me hendbollistet e reja në qytetin e Ferizajt. Kampi, gjatë të cilit janë organizuar stërvitje të shumta, është mbajtur në bashkëpunim me klubet […]

Më 1 korrik fillon afati kalimtar

Më 1 korrik fillon afati i rregullt kalimtar në hendbollin kosovar. Afati do të jetë i hapur deri më 15 korrik.Pritet një afat i pasur kalimtar, me lëvizje të shumta të lojtarëve. Tashmë klubet kanë njoftuar për lëvizje të bëra, ndërsa ato do t’i zyrtarizojnë gjatë afatit kalimtar. Kastrioti i Ferizajt ishte prej klubeve më […]

Kupa e Botës në Hendboll, një nga organizimet më të mëdha sportive

Më 11 deri më 17 korrik Kosova do të pres Kupën e Botës në Hendboll për universitete 20 universitete me rreth 50 garues do të marrin pjesë në këtë ngjarje madhështore. Ky kampionat do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe sallën “1 Tetori”, Prishtinë dhe po cilësohet si një organizim i jashtëzakonshëm për Kosovën […]

Saraçini e Idrizi në Final 4 të Ligës së Kampionëve

Me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit, në Final 4 të Ligës së Kampionëve për hendbollistë po marrin pjesë edhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Presidenti Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi po i përcjellin nga afër ndeshjet e katër skuadrave më të mira evropiane. Turneu Final i Ligës së Kampionëve po luhet […]

Sukses tjetër kulmor i trajnerit Ibish Thaqi

Trajneri kosovar i hendbollit, Ibish Thaqi, ka arritur tjetër sukses kulmor. Ai e ka udhëhequr skuadrën UHK Krems drejt titullit të kampionit të Austrisë.Thaqi me Kremsin kanë siguruar titullin fundjavën e kaluar. Në finale e mposhtën skuadrën HC Hard që kishte fituar titullin e kampionit në vitin e kaluar.Thaqi 42-vjeçar është prej trajnerëve më të […]

Nesër Kuvendi i Punës i FHK-së

Të enjten (nesër) mbahet Kuvendi i rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet nga ora 17:00 në ambienetet e Hotel Internacional Prishtina.FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për Kuvend, që është i hapur edhe për palë të tjera të interesit, duke përfshirë edhe gazetarët.Në Kuvend do të diskutohen dhe do të […]

Kosova prej orës 18:00 mëson kundërshtarët e kualifikimeve evropiane

Prej orës 18:00 në Berlin tërhiqet shorti i kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024. 32 ekipe kombëtare do t’i mësojnë kundërshtarët e kualifikimeve për Evropianin që pas dy vjetësh mbahet pikërisht në Gjermani.Pjesë e shortit është edhe Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt). Madje Kombëtarja jonë është e para në vazon e katërt.Shorti po […]

Vdiq Izet Kastrati, ish-hendbollisti i dalluar kosovar

Të hënën ka vdekur Izet Kastrati, emri i njohur i hendbollit kosovar. I ndjeri Kastrati ka qenë gjatë pjesë e hendbollit tonë. Ai vdiq në moshën 64-vjeçare. Kastrati ishte lojtar i dalluar i KEK-ut, Prishtinës, Drenicës e Vëllaznimit. Së fundi ishte i angazhuar si trajner i KHF Verona nga Obiliqi. Në fund të viteve 70-ta […]

Nikshiqi i fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

Nikshiqi i Malit të Zi e ka fituar turneun ndërkombëtar të hendbollisteve që u zhvillua në Gjakovë për festën e gruas, 8 Marsin. Të martën në finale, Nikshiqi fitoi ndaj Ulqinit me rezultatin 26:23. Tri hendbolliste të Nikshiqit i shënuan nga gjashtë gola në finale, Nina Ramusheviq, Danila Radoniq dhe Milica Laketiq. Te Ulqini, 13 […]

Turne i hendbollisteve në Gjakovë

Klubi i hendbollit Shqiponja organizon edicionin e radhës së turneut tradicional “Shqiponja 2000”. Turneu mbahet të hënën (sot) dhe të martën, ndërsa marrin pjesë katër skuadra të hendbollisteve. Pos nikoqirit, Shqiponjës, pjesë e turneut janë Ulqini dhe Nikshiqi nga Mali i Zi, si dhe lideri i Superligës së Kosovës, Istogu. Sot janë gjysmëfinalet, prej orës […]