Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çdo gjë gati për edicionin e veçantë të Superkupës

Të shtunën në Rahovec zhvillohet gara për Superkupën e Kosovës në hendboll.
Është ky edicioni i tretë i Superkupës, por që është i veçantë. I kushtohet Izet Gjinovcit, që ndërroi jetë më 5 gusht. I ndjeri Gjinovci prej vitit 2002 e deri në frymën e fundit ishte sekretar i përgjithshëm i FHK-së, ndërsa kontributi i tij për hendbollin tonë vlerësohet i madh.
Për të nderuar personalitetin e Gjinovcit, Bordi i FHK-së vendosi që ky edicion i Superkupës të njihet me emrin “Izet Gjinovci”.
Në palestrën “Mizahir Isma”, ndeshja e parë zhvillohet prej orës 15:30. Takohen KHF Istogu e KHF Ferizaj.
Fituesi i Superkupës së meshkujve do të vendoset në ndeshjen Rahoveci – Kastrioti, që fillon në ora 18:00.
Organizatori i Superkupës, KH Rahoveci, ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë aktivitet. Pritet edhe numër i konsiderueshëm i shikuesve.