Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Evropian U18 (B) që mbahet në Prishtinë prej 12 deri më 18 gusht.
Ndeshjet e Evropianit për hendbollistët e rinj do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Ekipet kombëtare tashmë kanë arritur në Prishtinë, njëjtë si përgjegjësit dhe zyrtarët e Federatës Evropiane të Hendbollit.
Ndeshjet e para janë menjëherë të hënën.
Prej orës 14:00 takohen Britania e Madhe dhe Luksemburgu.
Prej orës 16:15 është ndeshja mes Azerbajxhanit dhe Bullgarisë, ndërsa djemtë tanë prej orës 18:30 i pret ndeshja e fortë me Belgjikën.
Para ndeshjes Kosovë – Belgjikë do të mbahet ceremonia hapëse e Evropianit U18.
Kombëtarja jonë ka pasur fazë të suksesshme përgatitore, ndërsa i zhvilloi edhe dy ndeshje kontrolluese në Slloveni.
Synohet suksesi në Evropian, por ai do të jetë më i mundur me përkrahjen e shikuesve nga tribunat. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të hendbollit që gjatë javës së ardhshme të jenë në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.